11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Mustafa, për ndalimin e mallrave serbe: Vendimi u mor kur pati arsye, pas Banjskës duhet të hiqet

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një deklaratë ekskluzive për Raporto24, ka folur lidhur me vendimin për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë, për çka Gjermania është duke kërkuar pezullimin e një vendimi të tillë.

Vendimi është marrë në një kohë për të cilën ka pasur arsye, para ngjarjeve në Banjska.

Mirëpo, mendoj se tani duhet të respektohet kërkesa e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë në rend të parë, që ajo të hiqet”, ka thënë ish-kryeministri Mustafa.

Ai më tej ka thënë se duhet të thellësojmë marrëdhëniet me CEFTA, sepse, sipas tij, CEFTA ju ka shërbyer të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian ose vendeve që janë anëtarësuar në BE.

“Kanë kaluar nëpër CEFTA dhe kanë hyrë në tregun unik në Bashkimin Evropian. Ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë”, ka theksuar Mustafa.

I pyetur se sa e rrezikon procesin në rast se Qeveria nuk e heq këtë masë të sigurisë, ish-kryeministri Mustafa ka thënë: “Mendoj se është shumë e dëmshme për Kosovën. Sepse, ne nuk kemi asnjë arsye, asnjë llogari që ne të ndërprejmë bashkëpunimin tonë brenda CEFTA-s”.

Tutje, sipas ish-kryeministrit Mustafa, nuk duhet të rrezikojmë edhe procesin e Berlinit.

“Duhet të hapet ky proces. Nuk duhet ta rrezikojmë procesin e Berlinit, për arsye se në qoftë se diqka nuk kemi pas vërejtje deri më tani, ne s’kemi pas në procesin e Berlinit. E kemi përkrahë atë proces, kemi qenë shtet aktiv brenda procesit. Na kanë pranuar në mënyrë të barabartë në procesin e Berlinit me gjitha vendet e tjera. Unë mendoj se këtu duhet të kemi kujdes. Edhe Qeveria duhet të ketë kujdes që këto procese të mos rrezikohen”, ka thënë ai për Raporto24.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit