13.9 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Mjeku shqiptar lë Gjermaninë dhe kthehet në Shqipëri: S’ka si vendlindja

- Advertisement -

Në kohën kur shumë mjekë të rinj e të vjetër kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre, Erind Shurdi nga Divjaka, mjek, vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje.

Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek, për t’u zhvendosur në Gjermani për një mundësi më të mirë punësimi. Por 20 vjet në emigrim ai i la pas shpine për t’u kthyer në vendlindje.

Si çdo rikthim ishte i vështirë, shprehet mjeku, teksa tregon se iu desh një periudhë trevjeçare për procedurat e konvertimit të diplomës me qëllim që të kishte mundësi të sillte në vendin e tij eksperiencën dhe profesionalizmin e përfituar në Itali dhe Gjermani.

Ngrohtësisë dhe afrimitetin që ka gjetur në vendlindje, Erind Shurdi thotë se nuk mund ta zëvendësojë me asgjë tjetër.

Erindi ka një mesazh për të gjithë studentët e rinj që duan të braktisin vendin, por edhe për të gjithë kolegët mjekë që ushtrojnë profesionin jashtë Shqipërisë./albinfo.ch/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit