8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Mustafa kërkon të ndalen rrëfimet e të burgosurve politik: Të mos përdoret e kaluara për të bërë shou

- Advertisement -

Ish-komandantin i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) ka reaguar ndaj rrëfimeve të të burgosurve politik nëpër televizione.

Ai ka kërkuar që të ndalet këto rrëfime, të cilat tregojnë për vuajtje e të burgosurve nëpër burgjet serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se lëvizja për çlirimin e vendit nuk është përballur me individë, por me sistemin.

“Të burgosurit politik-rrëfimet në debate televizive, të panevojshme. Lëvizja jonë kombëtare gjatë zhvillimit të saj deri në arritjen e qëllimit, ka prodhuar vazhdimisht ideologë, disidentë, idealistë, luftëtarë dhe aktivistë të devotshëm. Asnjë nga ata, sado të kenë pasur sakrificë, punë e aktivitet, nuk do të duhej që rrëfimin e tillë mbi të kaluarën ta nxjerrë nga konteksti e ta personalizojë e reduktojë idetë nga përballja me sistemin okupues në përballje me individë të sistemit qofshin ata serb, shqiptarë apo tjerë. Lëvizja Kombëtare ka pasur qëllim rrëzimin e sistemit okupues në Kosovë, dhe ka korrë fitore duke larguar sistemin okupator nga vendi. Pra, aktivistët tanë, lëvizja jonë, nuk u përballën me individët por me sistemin”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet orientim për të ardhmen.

“Askush individualisht nuk mundet të falë asnjërin që ishte në mbeshtetje të së keqës, por as të krekoset. Secili duhet të deponojë dekleratat pranë organeve të shtetit ose në Shoqaten e të Burgosurve Politikë. Nderprejeni ju lutem këtë nxitim rrëfimi (ku bën pjesë dhe falja e cila, me sa di unë, nuk ju kërkohet) qe nuk e dini as ju dhe asnjëri tjeter se kujt i duhet kjo gjë. Na duhen orientime dhe politika zhvillimore. Sa më shpejt që tëë mësohemi të flasim, të projektojmë dhe të bëjmë veprime për zhvillim në të ardhmën aq më lartë do të rangohemi si komb dhe si vend. Të kaluarën duhet arkivuar dhe nderuar, por jo të jetojmë dhe ta përdorim të kaluaren për krekosje, goditje dhe as britma për të bërë shou që s’na duhet. Ne duhet rë jetojmë me kohën dhe të ndertojmë të ardhme sa më të mirë që të jetë e mundur”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit