28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Musmurati me mesazh prekës për mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e Prishtinës

- Advertisement -

Pas prishjes të koalicionit qeverisës në Kryeqytet për shkak të vendimit për këmbimin e pronave në Badovc, tanimë ish-drejtoresha e Arsimit Besianë Musmurati ka bërë një postim lamtumirës për komunitetin e arsimit në Prishtinë, raporton Scanner.

Musmurati njihen për dinamizimin e punëve në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë, për renovime të shkollave, punësim të psikologëve, për vendosje të kamerave të sigurisë e shumë projekte tjera me rëndësi.

Në postimin e saj në Facebook, Musmurati tha që është munduar ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet.

“Çfarë kënaqësie me i pa fotot në telefon të ditëve më përmbushëse të jetës sime, atyre të shërbimit si Drejtore e Arsimit në Prishtinë.

Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, bibloteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi.”

Për më shumë, lexoni të plotë postimin e saj:

https://www.facebook.com/share/p/Kacu4sDwDHs4PFsr/?mibextid=2JQ9oc

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit