29.5 C
New York
Monday, July 15, 2024

Buy now

“Ma mirë mos t’kishe fol hiç”, “Çu bre ec” – përplasje mes Bekë Berisha e Salih Zybës në Komision

- Advertisement -

Një përplasje tjetër ka ndodhur sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e FSK-së, derisa ministri, Ejup Maqedonci po raportonte.

Përplasja ndodhi mes kryetarit të këtij komisioni, Bekë Berisha dhe deputetit të LVV-së, Salih Zyba, pas një deklaratë që e dha deputetja, Shqipe Selimi.

Ajo tha sse opozita duket se po punon kundër Kosovës.

“Sa të zëshëm janë në propagandën anti-ushtri vetëm për ta dëmtuar qeverinë e kryeministrin Kurti. Këto janë propaganda thujse që po i dëgjon nga një shtet tjetër, e jo nga kolegë që duhet të jenë motivim përjuve dhe ushtarët. Kfilluni se ushtria sikur keni qenë ju, sikur kur jemi na, e kanë planin e veprimit të tyre. E kanë fondin e përcaktuar”, tha ajo.

I menjëhershëm qe reagimi i deputetit Berisha i cili u shpreh “më mirë mos të kishe fol hiç”.

Pas këtij komenti të lëshuar, deputete e pushtetit lëshuan mbledhjen.

Disa fjalë i tha edhe deputeti, Salih Zyba, i cili po merrte pjesë ani se nuk është anëtar i komisionit.

A menoni që ky komision iu bën më shumë dëm, a iu ndihmon”, dëgjohet duke thënë deputet i VV-së.

E pas kësaj reagoi sërish Bekë Berisha, veçse më ashpër.

“Nale mikrofonin Sali, kur të jom unë këtu. Nale mikrofonin. Mos më hajde me këso porosi. Nale edhe këpute këtë punë. Sali mos hajde ma në këtë komision. Hajt”, tha ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit