24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Musliu: S’ka nevojë për panik, AKI-ja ma konfirmoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Ganimete Musliu, ka bërë të qartë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar.

Musliu gjithashtu konfirmoi se shefi i AKI-së ka theksuar se gjendja e sigurisë është stabile, dhe se nuk ka nevojë për frikë ose panik.

“Arsyeja pse e kemi fut sot në raport para Komisionit parlamentar është tema e sigurisë në vend, duke pasur parasysh deklarata edhet të frikshme nga ana e Qeverisë, shpeshherë edhe me deklarata të pamatura. Ajo çfarë doli nga takimi është se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për panik. Gjendja në katër komunat veriore të Kosovës është e qëndrueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur, por nuk guxojmë në asnjë rrethana që konsum elektoral ta shfrytëzojmë gjendjen e sigurisë për të fituar poena apo për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet që ballafaqohen qytetarë”, ka deklaruar Musliu në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit