Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKl-së, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.
Gjatë vizitës që e ka bërë në këtë institucion, Musliu ka thënë se ka kërkuar nga drejtori i AKI-së Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.
“Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave te disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën e zyrtarëve të saj”, ka shkruar ndër të tjerash Musliu në Facebook.
Musliu ka pasur falënderime edhe për mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e tyre për të mbajtur të informuar opinionin publik, por kërkon nga qytetarët dhe mediat, që të jenë të vëmendshme dhe të tregojnë kujdes, kur raportojnë apo komentojnë çështje të ndjeshme që përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës së AKI-së, meqë kjo sipas saj mund ta komprometojë sigurinë dhe efikasitetin e operacioneve të AKI-së.
“Komisioni falënderon mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e medieve për te mbajtur të informuar opinionin publik , por kërkon nga qytetarët dhe mediet, qe te jené te vemendshme dhe te tregojne kujdes, kur raportojnê apo komentojnë çështje te ndjeshme ge perfshijné punonjësit dhe metodat e punês se AKI-se, meqe kjo mund ta komprometoje sigurine dhe efikasitetin e operacioneve tê AKI-së. Komisioni mbetet i perkushtuar per mbikqyrjen efikase te AKI-se dhe thekson se AKI-ja dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar”, u shpreh Musliu.