7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti pati regres total në politikën e jashtme

- Advertisement -

‘’Qeveria e Albin Kurtit ka pasur regres total në politikën e jashtme. Kjo qeveri ka arritur që Kosovën të bëjë shtet nën sanksione nga BE, të acaroj marrëdhëniet me SHBA-të si aleati e hisedari kryesor në shtet ndërtimin e Kosovës dhe ka arritur të jetë qeveria e vetme që në procesin e dialogut të jetë fitimtare Serbia, shtet agresor që edhe sot vazhdon të ketë zotime për bashkërendim me politikat ruse’’thotë ajo për Front Online.

Musliu-Shoshi, potencon se nën qeverisjen e Kurtit, Kosova si shtet ka arritur që komunat me shumicë serbe të kenë autonomi, duke tejkaluar kompetencat e Asociacionit.

‘’Nën qeverisjen Kurti si shtet kemi arritur që të kemi arritur që komunat me shumicë serbe të kenë autonomi, që pra është tejkalim i kompetencave të asociacionit. Në historinë e Kosovës, qeverisja Kurti është qeverisja e parë që me 4 vite qeverisje nuk ka asnjë njohje e asnjë anëtarësim’’ thekson ajo.

Deputetja e PDK-së, shton tutje duke thënë se Qeveria Kurti nuk pati angazhim për të sjellur njohje të reja.

‘’Për më tepër nuk ka pasur asnjë angazhim në diplomacinë dypalëshe, veçanërisht me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Qeveria nuk ka pas strategji të qartë dhe efikase për lobimin dhe përfshirjen në organizata ndërkombëtare’’ thotë ajo.

Musliu-Shoshi, e thekson rastin e dështimit të Kosovës në KiE, si proces i dështuar i Qeverisë.

‘’Një rast i tillë ishte dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, proces qëllimshëm është dështuar nga kjo qeveri. Po ashtu si shtet nën masa të BE-së kemi humbur miliona euro fonde që do të ndikonin në ekonominë e Kosovës si përfitues të programeve siç është IPA’’ tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit