Deda: Ka propagandë në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Konsulenti politik, Ilir Deda, vlerëson se në Kosovë po synohet që të dekurajohen njerëzit që ta shfaqin revoltën e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ka propagande në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit. Këtë propagandë nuk e di se kush është duke e bërë. Është krijuar një nerrativë krejt tjetër për faktin se katërshja e UÇK-së po vlerësohet për qeverisjen e tyre. Këtu nuk ka të bëjë qeverisja, por dënimi i Kosovës për liri. Nuk mund që gjithçka të përdoren për luftën tonë të brendshme politike”, ka thënë Ilir Deda në emsionin “Këndi i Debati” në Tëvë1.

Ai ndër të tjera tha se Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohet në mënyrë që procesi i Apelit në Speciale të përfundojë në të mirë të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet ta mbështesë financiarisht mbrojtjen, por edhe në arenën ndërkombëtare duhet gjetur njerëz me influencë në mënyrë që të ndikojnë në këtë proces”, vlerësoi Ilir Deda.

Të ngjashme

Të fundit