Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar kryeministrit Kurti për statusin e vendit kandidat në BE.
Sipas deputetes së PDK, problemi nuk është BE-ja, por mungesa e rezultateve nga Qeveria.
“Integrimi evropian nuk bëhet me fjalë por bëhet me punë. Dhe sot, pas 40 muajsh, puna po mungon, ndërsa propaganda po vazhdon.
Kryeministri sot i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat, ndërsa harron t’u tregojë qytetarëve pse Kosova ka mbetur në vendnumëro për më shumë se 5 vite.
Nuk është problemi te BE-ja.
Problemi është te mungesa e rezultateve, te dështimet në diplomaci dhe te izolimi që kjo qeveri ia ka imponuar vendit.
Nuk mjafton të thuash “kemi aplikuar”.
Duhet të tregosh çfarë ke bërë që ajo aplikim të ecë përpara.
Kosova nuk ka nevojë për komitete të reja e task-forca që prodhojnë vetëm deklarata.
Kosova ka nevojë për lidership që ndërton besim, që forcon aleancat dhe që sjell rezultate konkrete” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.






