Musliu-Shoshi: Kurti më shumë po dëshiron një ‘’asistent ekzekutiv’’ se sa një President me rol kushtetues

- Advertisement -

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e presidentit, duke vënë në dyshim seriozitetin e kryeministrit në këtë çështje.

Sipas saj, qasja e kryeministrit Albin Kurti lë përshtypjen se synohet një rol i kufizuar i presidentit, në kundërshtim me funksionin kushtetues të këtij institucioni.

“Fatkeqësisht, nga mënyra si po zhvillohet procesi, nuk duket se Kryeministri Albin Kurti e ka seriozisht zgjedhjen e Presidentit. Qasja e tij lë përshtypjen se kërkon më shumë një ‘asistent ekzekutiv’, sesa një President me rol të plotë kushtetues, që garanton balancë dhe funksionim demokratik të institucioneve”, ka deklaruar Musliu-Shoshi për FrontOnline,

Ajo ka bërë të ditur se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar sa i përket votimit të kandidatëve për president, duke theksuar se nuk do të mbështesin kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket votimit, qëndrimi është i qartë: nuk votojmë kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në parim do të duhej të mbështetet një kandidat konsensual, që përfaqëson unitetin dhe respekton frymën e Kushtetutës”, është shprehur ajo.

Të ngjashme

Të fundit