11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Kurti e ka kall këtë vend për asociacionin, negociatorët i ka quajtur tradhtarë

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka kallë vendin që të mos bëhej Asociacioni, teksa negociatorët e mëparshëm sipas asaj, Kurti i ka quajtur tradhtarë

“Që nga dita e parë kur Kurti ka dalë në fushatë dhe ka kërkuar votë nga qytetarët, në vazhdimësi marrëveshjet kanë qenë të dëmshme. E dini tërë kauzën sa ka qenë opozitar, pra e ka kallë këtë vend për Asociacionin, për marrëveshjet e dëmshme që janë duke u bërë. Të gjithë liderët të cilët kanë udhëheq me dialogun kanë qenë tradhtarë për të, pra kanë bërë tradhti kombëtare me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe negocimin e tyre dhe pranimin në dialog dhe uljen me Serbinë në të njëjtën tavolinë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Sipas Musliu-Shoshit, qëndrimet e tij janë shumë të kundërta në krahasim me ato që i kishte më parë.

“Pra kemi disa qëndrime që kanë qenë aq të kundërta me kryeministrin që e kemi sot, saqë unë e shoh më tragjike se kush po i implementon të gjitha këto marrëveshje. Nga kjo kemi që kryeministrin të cilin e kemi tani, e dini me planin që e ka pranu është pikërisht pika 10 e cila thotë që duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet të cilat janë nënshkruar. Pra të gjitha këto marrëveshje, janë ato marrëveshje për të cilat e ka kallë këtë vend”, ka thënë Musliu-Shoshi në InfoNata në Tëvë 1.

Ajo ka shtuar se pavarësisht që ka një rezolutë që Kurti të raportojë para dhe pas takimeve në Bruksel, ai nuk po e bën një gjë të tillë.

“E dini që nga muaji tetor, ne si opozitë edhe ashtu jemi me numër shumë të vogël të deputetëve të cilët shumë pak munden me pasë ndikim në vendimet e Qeverisë. Kryeministri është ai që e ka detyrë kushtetuese që të negociojë. Kryeministri i tanishëm është po ai që ka bërë kërkesë në Kuvend dhe e kemi një rezolutë ku kërkohet që të ketë raportim para dhe pas çdo takimi që mbahet në Bruksel. Ka kërkuar që të kemi edhe transkripta. Ne si Parti Demokratike të cilët kemi qenë gjatë në këto procese e dimë që është një dozë e konfidencialitetit në këto negociata. Kemi dashtë që ta respektojmë, e dini shumë herë jemi nëse mund të them, kritiku dhe sha nga të gjithë, se pse jemi kaq të qetë, pse jemi kaq konstruktiv. Kjo është për arsye se ne politikën e jashtme, dialogun e shohim përtej politikës ditore, përtej interesit që e kemi të brendshëm elektoral dhe votues”.

“Është interes kombëtar dhe ne kemi dashut që pikërisht të respektojmë  detyrën të cilën e ka nga Gjykata Kushtetuese që të udhëheq me këtë proces. E kemi pa që ka pas transparencë zero, e dini Komisioni për Punë të Jashtme është komisioni i vetëm që e ka në përshkrim të detyrës mbikëqyrjen e dialogut. Nuk e kemi pasuar as edhe një raportim nga kryeministri, nga z. Bislimi i kemi pasë dy raportime, në të cilat nuk e kemi marrë asnjë informatë dhe e fundit ka qenë në dhjetor, pra ka qenë pikërisht në ditën kur e kanë pranu planin final të propozimit franko-gjerman. Që nga muaji tetor unë i kam parashtru pyetje për Asociacionin, çka po ndodh me Asociacionin, a ka diçka që po fsheh dhe nuk po na tregon ne. Mënyra e vetme që ne të marrim informatë është përmes pyetjeve parlamentare”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit