12.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi, Gërvallës: Nëse jo me SHBA dhe Evropën, cili është plani B për Kosovën!

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, rreth akuzave që u bëri partive opozitare rreth qasjes për veriun.

Sipas deputetes së PDK-së, më e rrugës do të ishte që Gërvalla të kishte plan B rreht situatës së rëndëihme në vend.

“Ministre, nuk ka shqiptarë në këtë tokë që është kundër shtrirjes së sovranitetit. Shtrirje deri në Nish nëse mundeni. Shtrinë sovranitetin, askush s’po ju ndalon me i kap kriminelët. Problemi është ti mu merru me punën tanë më shumë.

Cili është plani B, kur del sekretari amerikan, QUINT-i kur dalin që nuk janë të gatshëm që Kosova të ketë njohje të reja.

Sot, absolut nuk ki kurrfarë fuqie. Shqipërinë, Malin e Zi, Slloveninë, se kemi pas vete as ndonjë vend të BE-së dhe as SHBA.

Çfarë përgjigje keni marrë nga NATO për anëtarësim në Interpol. Merru me punë tua se s’je kërku”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit