16.9 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Mërgimtari: Kurti erdhi në pushtet duke premtuar reciprocitet, por vetëm është trashur biznesi me Serbinë

- Advertisement -

Mërgimtari i njohur, Driton Smakaj, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti për shkelje të premtimeve.

Në llogarinë e tij në Facebook, Smakaj akuzoi Kurtin se ka ardhur në pushtet duke premtuar parimin e reciprocitetit me Serbinë, por që deri më tani kjo jo që ka ndodhur, por vetëm se është trashur biznesi me shtetin serb.

Shkrimi i plotë:

Trushpërlarë gjynaha që po na broçkullisni për një demagog si gjeni!

Mos na lodhni me broçkulla koti me patriotizëm falso e me vendime banale diplomatike të stilit të Haxhi Pishmanit.

Trushpërlarë,
Ky Kryerrenci ka ardhur në pushtet me parimin e RECIPROCITETIT ndaj Serbisë në çdo fushë. Nëse ju kujtohet, ka thënë që RECIPROCITETI është çështje ditësh, kurrsesi javësh. Kaluan gati 3 vjet e veç është duke e trashur biznesin me Serbi.

Trushpërlarë,
Sa për informacion, importi nga Serbia në janar të vitit 2020 ka qenë rreth 500 mijë euro, ndërsa në janar të vitit 2023 është 17.8 milionë euro. Në vetem një muaj politikat e Kryemashtruesit ia japin Vuçkos 18 milionë euro duke ia mbajtur likuiditetin në valutë Vuçkos edhe ai duke i përdorur paratë e juaja po i financon bandat në Veri.

Trushpërlarë,
Ju po mjaftoheni me pak fjalë patriotike, komplet broçkulla koti nga një mashtrues, e nuk po e shihni që çdo lëvizje e tij po e favorizon Serbinë në rrafshin ndërkombëtar.

Trushpërlarë,
Serbia ka punuar me dekada për t’i kthyer vendet e QUINT-it kundër Kosovës, e ky Kryerrenci po ia ofron këtë pikë falas në tavolinë Serbisë.
Duhesh me qenë tullë e lloçit e pa pjekur mos me i kuptuar këto gjëra. Ose në të kundërtën me vetëdije jeni pjesë e planit për të rrënuar raportet e Kosovës me vendet aleate.

Bëjeni shqiponjën se jeni ba patriota me fb.
👐👐👐

Trushpërlarë gjynaha që po na broçkullisni për një demagog si gjeni!Mos na lodhni me broçkulla koti me patriotizëm…

Posted by Driton Smakaj on Friday, June 2, 2023

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit