1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Musliu-Shoshi falënderon elektoratin: Vazhdojmë përpara, më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë!

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë mbështetje në këtë fushatë elektorale.

Ajo u shpreh se përkushtimi, besimi dhe angazhimi i qytetarëve ka qenë forca më e madhe e saj dhe PDK-së në këtë rrugëtim.

“Së bashku, po dëshmojmë se PDK mbetet shtëpia e vlerave të forta, e zhvillimit dhe e vizionit për një të ardhme më të mirë. Faleminderit secilit prej jush për besimin dhe mbështetjen!”, shkroi Musliu-Shoshi.

Ky është postimi i plotë i saj:

Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj secilin dhe secilën për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturës sime.

Përkushtimi juaj, besimi dhe angazhimi i palëkundur janë forca jonë më e madhe në këtë rrugëtim.

Së bashku, po dëshmojmë se PDK mbetet shtëpia e vlerave të forta, e zhvillimit dhe e vizionit për një të ardhme më të mirë. Faleminderit secilit prej jush për besimin dhe mbështetjen!

Vazhdojmë përpara, më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë!🙏💙

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit