24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi e quan Bislimin “jo kredibil” si kryenegociator në dialog

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka ftuar në takim kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi të enjten e 16 nëntorit në Bruksel.

Me ç’rast, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e quajti Bislimin “jo kredibil”, pasi i njëjti më herët është zotuar publikisht që nëse Qeveria e pranon Asociacionin, nuk do të jetë pjesë e ekipit dialogues me Serbinë.

“Ne si deputetë opozitar kemi informatë aq sa keni edhe ju si media për takimin e nesërm në Bruksel. Bislimi edhe pse e ka obligim ligjor të vijë të raportojë në Komision për Punë të Jashtme, pasi e kemi ftuar,  është vonuar në takim më shumë se 20 minuta, prandaj ne kemi vlerësuar që nuk ia vlen të qëndrojmë më shumë duke pritur. Këta njerëz ngurrojnë të vijnë të raportojnë, e të tregojnë se çka po ndodhë. Bislimi nuk është më as kridibil në këtë pozitë, sepse ai në prononcimin e tij publik ka thënë “nëse pranohet Asociacioni, unë nuk do të jem pjesë e ekipës që dialogon dhe negocion me Serbinë”. Por, ai përsëri po vazhdon, andaj kjo flet shumë për kredibilitetin e këtyre zyrtarëve qeveritarë, e që të cilët na përfaqësojnë. Këta mund të qëndrojnë për gjithçka tjetër, por vetëm kridibil në këtë proces nuk janë”, deklaroi Musliu-Shoshi në emisionin “Ditari”.

E pyetur se a pret nga Qeveria Kurti ta themelojë Asociacionin, deputetja e PDK-së vlerësoi që një gjë e tillë është bërë tashmë.

Nesër pritet të kthehet dialogu Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi serb, Petar Petkoviq, në Bruksel pritet të diskutojnë për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog, duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit