Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti se “ka shumë punë si kryeministër” kur u pyet rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Musliu përmes një postimi thotë se është e vërtetë që Kurti ka shumë punë se e ka bë Kosovën llugë, njëherit duke e quajtur llaskuc.
Puna e parë që duhet bërë sipas deputetes është shkarkimi i ministrave Haxhiu dhe Sveçla.
“Kurti kur është pyetur për Konfirmimin e ivrasjes së Faton Hajrizit, qenka përgjigjur: “Besoni kam shumë punë si kryeministër”
E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen.
Demagoga, shkatërrues të shtetit, Llaskuca”, shkruan Musliu.
.