Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Musliu ka thënë se PDK nuk do të lejojë që t’i diktohet se kë duhet ta propozojë për nënkryetare të Kuvendit.
“Albin Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit. PDK-ja nuk do të shndërrohet kurrë në patericë politike, as për Albinin, as për askënd”, shkroi Musliu.
Deklarata vjen pak para vazhdimit të seancës, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, e Vlora Çitaku është e propozuara e kësaj partie.






