Musliu kritikon Policinë e Kosovës: Ligji është mbi politikën, Kushtetuta mbi çdo urdhër politik

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj Policisë së Kosovës, duke pretenduar se deputetëve po u pengohet qasja në institucione.

Musliu i është referuar Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, konkretisht Nenit 11, duke thënë se kartela e deputetit garanton hyrjen në organet shtetërore dhe administratën publike.

Ajo ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta lexojë këtë ligj, duke theksuar se institucionet publike kanë obligim t’u mundësojnë deputetëve ushtrimin e mandatit.

“Ligji është mbi politikën. Kushtetuta është mbi çdo urdhër politik”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se gjatë 16 viteve në Kuvend ka punuar për një polici profesionale dhe me integritet, duke kritikuar, siç ka thënë, çdo përpjekje që Policia e Kosovës t’u nënshtrohet urdhrave politikë.

Postimi i plotë:

POLICIA E KOSOVËS🇽🇰❤️

Para se të na pengojnë qasjen në institucione, ju rekomandoj Policisë së Kosovës ta lexojë Ligjin Nr. 03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, konkretisht Nenin 11 – Qasja në institucionet publike.

Neni 11, pika 1, është shumë i qartë:
“Kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe të administratës publike.”

Ndërsa pika 2 përcakton se organet e administratës publike janë të obliguara të sigurojnë ndihmë për deputetin në përmbushjen e mandatit të tij.

Policia e Kosovës është institucion i Republikës së Kosovës dhe duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, e jo urdhrave politikë, nga kushdo qofshin ata.

Për 16 vjet në Kuvendin e Kosovës, kam punuar çdo ditë për një Polici profesionale, me integritet dhe dinjitet. Jo për një polici që i nënshtrohet urdhrave të cilitdo politikan apo partie politike.

Ligji është mbi politikën. Kushtetuta është mbi çdo urdhër politik.

Dhe këtë duhet ta dijë çdo zyrtar i Policisë së Kosovës.

#kosova #PoliciaeKosoves❤️

Të ngjashme

Të fundit