1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Mushkolaj reagon ndaj deklaratave të Kurtit për dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj komentit të Albin Kurtit për dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke theksuar se dorëheqja e Vuçeviqit është e lidhur me ndikimin e Kurtit.

Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Therandë, u shpreh se “dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”.

Dorëheqja e Vuçeviq erdhi pas protestave masive kundër qeverisë serbe, që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona në nëntor të vitit të kaluar.

“Vazhdimisht regjimi atje, Vuçiq dhe partia e udhëhequr nga Vuçeviq, kryeministri që dha dorëheqje, i kanë fajësuar të tjerët për protesta. Pra dorën e huaj. Duke mos e përjashtuar këta siç i quajnë ata ‘të shiturit te ndërkombëtarët’, të gjithë ata që marrin fonde ndërkombëtare… Unë nuk besoj që Albin Kurti paska ndikuar që e thënë dorëheqja kryeministri Vuçeviq. Ai po thotë gjithçka, por jo të gjitha janë të vërtetë ose duhet me u marrë si të mirëqena. Por, është e vërtetë media kryesore që janë nën ndikim e Vuçiq në Serbi kanë pas raportime, në të cilat janë karakterizuar me gjuhë të urrejtjes, fyerje kundrejt Kurtit e Qeverisë së Kosovës kundrejt asaj çka ka ndodh në veri të Kosovës. Duke e konsideruar një fare terroi sipas tyre, që Qeveria po e bën ndaj serbëve të veriut”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit