I vetmi që do të flasë sot në dhomat e specializuara të Kosovës do të jetë gjyqtari kryesor i këtij rasti, amerikani Charles Smith

- Advertisement -

I vetmi që do të flasë sot në dhomat e specializuara të Kosovës do të jetë gjyqtari kryesor i këtij rasti, amerikani Charles Smith.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e ka pritur lindjen e diellit para shtëpisë së Charles Smith, këtu në Hagë të Holandës dhe ka dashur të marr një prononcim prej tij, disponimin e Charles Smithit para verdiktit historik për Republikën e Kosovës dhe më të rëndësishmin që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas saj, Charles Smith ka dalë nga shtëpia me makinë vetëm me shofer. Pra, ka qenë i shoqëruar vetëm nga shoferi i automjetit në disponim të mirë. Mirëpo ai nuk ka dashur t’i komentojë pritjet rreth këtij procesi. “Çfarë vendimi do të marrë? Natyrisht se thjesht e kemi pyetur për ta kryer punën tonë, por ai është rezervuar nga secili koment përveç buzëqeshjes dhe disponimit që u mundua ta përçojë në atë mëngjes të hershëm, pra në orën 6:45 kur është nisur nga shtëpia e tij në drejtim të dhomave të specializuara të Kosovës për ta shpallur verdiktin e sotëm”, ka thënë Mujku.

Të ngjashme

Të fundit