Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Vjosa Osmani për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar atë për oportunizëm politik.
Mushkolaj ka thënë se Osmani nuk do të fliste kundër Kurtit nëse do të ishte rizgjedhur presidente me mbështetjen e tij, raporton lajmi.net
“Me e pasë bo Albini edhe njëherë presidente, Vjosa kurrë nuk kish folë për këtë sen. Ajo i ka shërbye dhe do t’i shërbente me devotshmëri atij, vetëm për ta mbajtur postin e presidentes. Pse nuk iu kallxoi qytetarëve për bëmat e Albinit sa ishte presidente? E dimë krejt pse. E dimë krejt se kjo e ka hallin e karrierës së vet – një e pangopur për pushtet dhe privilegje. Oportuniste e llojit t’vet”, ka shkruar Mushkolaj./






