28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mushkolaj: Kurti është treguar supermashtrues për bashkimin me Shqipërinë

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është treguar “supermashtrues” sa i përket “ideve” për bashkimin me Shqipërinë.

Duke listuar faktet, Mushkolaj ka theksuar se prej fillimit janë ditur këto fakte se kjo nuk mund të bëhet, por se Kurti e ka përdorur për qëllime elektorale.

“Sidomos ai i vitet 2012(intervista e Kurtit) kur na flet se qysh ka me u bashku me Shqipërinë, e ndërkohë kur vjen në pushtet po na tregon se kjo jo është pengesë për integrime, ne s’po mundeshim me u intregu në BE. Jo se na e pasmi një Kushtetutë që s’po e lejon, a jo se neni 1.1 është në kundërshtimin me 1.3, jo se nuk paskemi ligj për referendum.

D.m.th. Albin Kurti është treguar super mashtrues prej fillimit, në pjesë e bashkimit më Shqipërisë. Për shkak se qysh atëherë, sikurse edhe sot e din që këto prova janë të njofta botërisht dhe ne të gjithë i dimë, natyrisht zoti Kurti ka lujtë me këtë kartë për qëllime elektorale. Pavarësisht se unë nuk besoj se qytetarët e Kosovës e kanë votu në masë të madhe për këtë premtim, pavarësisht se tingëllon bukur”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka ironizuar me Kurtin, duke thënë se qëndrimi përse duhet të bëhet bashkimi kombëtar është i vetmi qëndrim konstant.

“Asaj rruge është kah shkon (drejt bashkimit kombëtar), edhe nëse dëgjomë zotin Kurtin. Të vetmin, gjë që e ka majtë konstante e ka bashkimin. Hajgare po bëj Ermal, mos e merrni seriozisht”, ka ironizuar Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit