28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Liga e Kampionëve: Katër skuadra tjera në fazën nokaut, këto janë 10 ekipe që kanë siguruar kualifikimin

- Advertisement -

Kanë përfunduar tetë ndeshjet e sotme të zhvilluara në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë bërë që të shkojë në 10 numri i skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Atletico Madrid dhe Lazio nga Grupi E, Borussia Dortmund nga Grupi F dhe Barcelona nga Grupi H, tani duhet të mendojnë për fazën tjetër të turneut, duke iu bashkuar ekipeve që kishin siguruar që më parë praninë e tyre atje.

Mes ekipeve të kualifikuara, Bayern Munich dhe Manchester City janë që tani të sigurt për vazon e parë në shortin e ardhshëm, ndërsa Lepizig se do të jetë në vazon e dytë.

Bayern Munich, Real Madrid, Inter, Real Sociedad, Atletico Madrid, Lazio, Borussia Dortmund, Manchester City, Leipzig dhe Barcelona janë gjitha skuadrat që kanë “prerë” biletën për fazën tjetër deri më tani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit