13.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Mushkolaj: Dikur e kishim ShBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

- Advertisement -

Analisti Imeri Mushkolaj, në Debat Plus ka vlerësuar se në anë e Kosovës nuk kanë mbetur as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij e gjithë kjo është si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti 2.

“Sot po e shoh që nuk kemi kujt me ju ankuar për shkak se qëndrimi është i njëjtë. Qëndrimi i Bashkimit Evropian u vërtetua sot i Beogradit dihet po në bazë të deklaratave të të [dërguarit për dialogun Gabriel Escobarit] dhe qëndrimi i ShBA-ve veç se po  dihet që se pari të themelohet Asociacioni me shumicë Komunave serbe e pastaj të vazhdohet me implementimi i pjesë tjerë i marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë analisti.

Mushkolaj ka thënë se Kosova me nuk e ka SHBA-në që t’i ankohet për Bashkimin Evropian.

“Cili është problemi themelorë në gjithë vitet e kaluar kur bërë fjalë për dialogun kemi mundur me paragjykuar me të drejtë apo të pa drejtë me pas vërejtjeje në kuptimin e anshmërisë së Bashkimit Evropian, lehtësuesit të dialogut [ndemjet Kosovës dhe Serbisë] gjithmonë kanë qenë amerikanët ata që kanë pas një baraspeshë dhe kemi pasur kujt me ju ankuar”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke i bërë  dy pyetje  “kujt do t’i ankohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për situatën në të cilën ka arritur [dialogu]. Dhe si erdhe puna që ne si Kosovë mos me pas kujt me ju ankuar me thënë këqyr se çfarë po na bënë Bashkim Evropian”.

Ndaj kësaj pyetje analisti Mushkolaj është vetëpërgjigjur  duke thënë se “kjo duhet të shihet si pasojë e  veprimeve të Qeverisë Kurti 2 që prej ardhjes në pushtet”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit