Deklaratat e Kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili tha se LDK-ja ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se pavarësisht deklarimeve cilado qeveri që krijohet në vend, pa e zgjidhur çështjen e presidentit është një qeveri jostabile.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka përmendur tri mundësitë e krijimit të qeverisjes pas ceritifikimit të rezultateve finale të zgjedhjeve.
“Fillimisht për me qenë kryeminsitër, duhet me I marrë vota. LDK-ja prej 2004-s nuk ka fituar zgjedhjet që 20 vite. Ka qenë në koalicion me VV-në por nuk I ka fituar zgjedhje. Kësaj here ka dale vendin e 3-të. Deklarimet e Abdixhikut janë e qartë se nuk don me marrë pjesë as në qeveri, as në pushtet e as në opozitë. Nuk don me hap rrugën për qeveri stabile, jo afatshkurtër. Sikur ia hedh topin tek PDK-ja dhe LVV. E vetmja zgjidhje.
Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve, secila qeveri që zgjidhet apo krijohet pa e pasur zgjidhjen e presidentit është qeveri afatshkurtër, jostabile. Nëse VV-ja arrin me bë qeverinë me komunitete joserbe, nuk e di çfarë formule ka Kurti.
Nëse mblidhen gjitha partitë e tjera dhe e bëjnë Abdixhikun kryeministër, ky nuk e don pasi nuk e arrin
E treta, si opsion mes VV-ja dhe PDK-së”, shtoi Mushkolaj.
Mushkolaj ka deklaruar se e ka përjashtuar vetën nga koalicioni me partitë në opozitë por edhe atë me Lëvizjen Vetëvendosjen.