Vedat Muriqi ka gjetur golin e parë në karrierën e tij në Champions League.
Sulmuesi kosovar ka kaluar në avantazh Fenerbahçen ndaj Lyonit, duke shënuar në minutën e 24-t të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve.
Muriqi përfitoi nga aksioni i skuadrës turke dhe dërgoi topin në rrjetë për të zhbllokuar sfidën, duke i dhënë Fenerbahçes një avantazh të artë në betejën për kualifikimin në fazën e ligës së Champions League.
Ky është goli i parë i Vedat Muriqit në karrierë në Champions League, një moment i veçantë për sulmuesin e Kosovës, i cili po luan për herë të parë në këtë kompeticion me fanellën e Fenerbahçes. /






