28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Muriqi, gjysmëorë lojë në humbjen e Mallorcas

- Advertisement -

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ka luajtur gjysmëorë lojë në humbjen e Mallorcas nga Real Betis.

Betis mundi në udhëtim Mallorcan, me rezultat 0-1, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.

Përballja mes Mallorcas dhe Betisit, ka dhuruar një duel interesant, derisa ishte Altimira (45’), që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për skuadrën mike.

Muriqi në këtë ndeshje është inkuadruar në lojë në minutën e 58-të, duke bërë paraqitje të mirë, por nuk ia doli të gjejë rrugën e golit.

Real Betis më këtë fitore ngjitet në vendin e shtatë me 34 pikë, kurse, Mallorca zë vendin e 15-të më 20 sosh. /RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit