5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Murati thotë se nga shtatori 2020 figurojnë 25 mijë vende të reja pune

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Herkuan Murati, ka bërë të ditur se rritja ekonomike e Kosovës do të arrijë në 10 përqind deri në përmbyllje të vitit 2021. Ai tha se së këtë vit kanë shënuar rekorde sa i përket indikatorëve ekonomik dhe theksoi se në bazë të shifrave janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës.

Në konferencën përmbyllëse të vitit, ministri Murati tha se gjatë nëntë muaj qeverisje ka pasur menaxhim të mirë të financave dhe kursim të parasë publike. Megjithëse tha se janë përballur me tri kriza, pandeminë COVID 19, inflacionin dhe së fundmi krizën energjetike.

“Si qeveri e kemi pa të nevojshme të krijojmë kushtet e domosdoshme për një zhvillim ekonomik për të shtuar aktivitetin ekonomik. Ka qenë e domosdoshme, hapi i parë ishte menaxhimi i pandemisë për bizneset dhe ekonominë, por edhe qytetarët të krijohen kushtet për qarkullim më të madh dhe rritje të aktivitetit ekonomik[…]si rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik, besimit më të lartë në institucione, por edhe masat nga qeveria, ky vit do të shënojë rritjen më të madhe ekonomike prej kur ekzistojmë si shtet. Pra do të jetë për herë të parë rritja dyshifrore ekonomike dhe pritet që deri në përmbyllje të këtij viti dhe deri sa të bëhen raportimet e gjithave dhënave pritet që të kemi rritje dyshifrore prej 10 përqind reale”, tha ai.

Ai tha se të hyrat buxhetore gjatë vitit 2021 janë 2.2 miliardë euro.

“Këtë vit kemi shënuar disa rekorde gjatë indikatorëve ekonomik. Të hyrat buxhetore janë rreth 2.2 miliardë euro, realisht është hera e parë që tejkalojmë shumën prej 2 miliardë euro. Kësaj radhe jo që është tejkaluar, por është arritur 10 përqind mbi të. Një fakt tjetër që duhet theksuar se vetëm nga Dogana dhe ATK kemi afërsisht 2 miliardë euro në total, pra janë 1.4 miliardë nga doganat dhe 600 milionë euro të tjera nga ATK-ja”, shtoi Murati.

Në aspektin e të punësuarve, ministri Murati tha se ka pasur progres. Në bazë të shifrave dhe kalkulimeve të muajit shtator të vitit 2020-2021, sipas tij figurojnë 25 mijë vende të reja pune.

“Për muajin shtator, krahasuar me vitin 2020, shtator me shtator figurojnë diku 25 mijë vende pune më shumë. Prej këtyre 25 mijë vende pune mund të themi se 10 mijë vende pune që janë regjistruar në ATK janë si rezultat i masave”, tha ai.

Shefi i kuletës së shtetit e arsyetoi edhe rikthimin e TVSh-së në 18 përqind për bizneset e gastronomisë.

“Nuk është premtuar asnjë herë është e pavërtetë ajo. Ka pasur edhe persona të tjerë prezentë ka qenë edhe ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fakt është e kundërta edhe kur kam qenë kryetar i komisionit mandatin e kaluar, kam thënë se zbritja e TVSh-së në atë formë nuk është mënyra e duhur, pasi nuk rezulton me zbritjen e çmimeve dhe ajo të rezultonte konsum të shtuar. Pra kur është zbritur TVSh-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve. Përkundrazi, çka ka ndodh është se mund të jetë rritur norma e fitimit për biznesit. Duhet të jetë parasysh edhe se si sektor gastronomia ka shënuar rekord qarkullim. Nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019 mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30 përqind rritje. Pra viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por këtë vit me përjashtim të bizneseve që kanë qenë të mbyllura dhe besoj se ne si qeveri do t’iu dalim në ndihmë, por sa i përket bizneseve që kanë operuar nuk kanë pasur vështirësi, marrë parasysh edhe shifrat që i kemi. Sa i përket inspektimeve dhe pretendimeve që po thuhen, inspektimeve po bëhen vazhdimësi prej verës”, theksoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit