-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Murati: Qeveria ia ka ndarë komunës së Prishtinës 83 milionë euro

- Advertisement -

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, po diskutohet Projektbuxheti në vitin 2024.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, rreth mbështetjes për komunën e Prishtinës.

Murati tha se nga buxheti i kryeqytetit prej 123 milionë eurosh, ekzekutivi i ndanë 83 milionë euro.

“Kur ka qeverisë LDK-ja, hiç më larg se para dy vjet e gjysmë buxheti ka qenë 90 milionë euro, tani është 123 milionë euro, prej tyre ne ia transferojmë 83 milionë euro. Pra, janë vetëm 40 milionë euro që komuna i mbledh vet”, tha ai.

I pari i MFTP-së shtoi se edhe mbështetja shtesë për institucionet e sigurisë nuk ka munguar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit