6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Murati: Kurti nuk e kundërshtonte idenë e ripërcaktimit të kufijve në vitin 2010

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, i cili njihet edhe për qëndrimin e tij të hapur dhe publik në favor të idesë së korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se në vitin 2010 kur e kanë lansuar një ide të tillë, shumica e politikanëve, përfshirë edhe kryeministrin aktual, Albin Kurtin, nuk kanë qenë kundër një ideje të tillë.

“Një pjesë e madhe e politikanëve, ndoshta përveç z. Haradinaj. Prej kur e kemi shtruar ne në vitin 2010, shumica e tyre përfshirë kryeministrin aktual nuk kanë qenë kundër idesë”, ka thënë Murati mbrëmë në “T7”.

Murati teksa ka folur për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është i bindur që një e tillë nuk do të jetë e mundur pa i ripërcaktuar kufijtë. Gjithashtu, ai ka shtuar se ideja e prekjes së kufijve do të rikthehet si opsion serioz në tavolinë përmes dështimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në radhë të parë, nuk mendoj që opsionet mund të hiqen aq lehtë nga tavolina. Një herë për një herë kjo çështje nuk diskutohet. Rikthimi si opsion serioz i ripërcaktimit të kufijve do të shkojë përmes dështimit të Asociacionit dhe opsioneve tjera, qoftë përmes refuzimit, të qeverisë apo të skenës sonë politikë, qoftë përmes pranimit dhe përpjekjes për ta implementuar, sepse për mua Asociacioni do të jetë edhe shtirë i implementueshëm. Po ashtu kam dyshime që Serbia do ta njeh ndonjëherë Kosovën. Kështu që krejt kjo situatë do ta rikthejë ripërcaktimin e kufijve si e vetmja zgjidhje. E mira është që ne ta kthejmë dhe jo që ajo të vijë si pasojë e defunksionalitetit tonë. O duhet ta kthejmë ne si opsioni më i mirë, sepse fitojmë shumë duke e marrë pjesën e Kosovës lindore, po ashtu duke e zgjidhur e funksionalizuar shtetin tonë. Në anën tjetër nëse s’vjen si produkt i politikës tonë, do të vijë si produkt i nevojës për t’u funksionalizuar në një moment kur opsionet tjera na dëmtojnë shumë. Por unë frikësohem që kur të na vjen në fund si opsion i zorit, do të dalim shumë më të humbur, sesa që kishim fituar tash. Nuk shoh mundësi tjetër për zgjidhjen e problemeve. Nuk shoh zgjidhje përfundimtare Kosovë-Serbi përveç ripërcaktimit të kufijve”, ka thënë Murati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit