19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Murati godet rëndë Kurtin për premtimin e heqjes së TVSh-së: Shteti bankroton

- Advertisement -

Ministri i financave Murati ka komentuar njërin prej premtimeve më të rëndësishme të shefit të tij, Albin Kurtit.

Është premtimi i bërë në fushata zgjedhore për heqjen e TVSH’së në produktet bazë. Ku sipas Muratit është gabim i rëndë mbajtja e këtij premtimi zgjedhor.

Ai tha se nëse hiqen të gjitha taksat, atëherë shteti bankroton.

“Me heq gjitha taksat përfundojmë si në Sri-Lank.Ka shtete që për shkak të premtimeve mi fitu zgjedhjet heqin taksat dhe shteti bankroton. Shteti mbahet me tatim, ne si shqoëri paguajmë të gjithë tatime dhe me to të sigurojmë shërbimet bazike dhe publike”, ka thënë Murti gjatë një interviste në ATV.

Ai tha se nëse ulet TVSH-ja, përfitojnë më shumë të pasurit se sa ata që kanë nevojë.

“Tatimet janë mbledhje për rishpërndarje, nëse e zvoglon TVSH-në i be që ke mbeshtet si atë që ka nevojë si atë që është i pasur e nuk ka nevojë, bile i bie që ky i pasuri të fitojë më shumë nga heqja e tatimit”, ka deklaruar ministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit