7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Latifi: Kur i thashë ministrit austriak i kemi 900 raste, ai më tha “ne i kemi 14 mijë”

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se secili shtet është duke u përballur me rritje të infektimeve me COVID, por që intensiteti i sëmundjes, sipas tij, është më i lehtë dhe vdekshmëria më e rrallë.

“Kur i thashë ministrit të Shëndetësisë së Austrisë që ne i kemi 900 raste, ai tha që i kanë 14 mijë raste, kështu që secili shtet është në rritje, fatbardhësisht intensiteti i sëmundjes është më i lehtë dhe vdekshmëritë janë më të ulëta, jo vetëm te ne, por edhe në vende të ndryshme, ndonëse në vende tjera ka më shumë, por prapëseprapë ne duhet të ruhemi, duhet t’i kemi aplikojmë masat që janë në fuqi dhe ata që janë mbi 60 vjeç, ndoshta nuk është mirë të bashkohen në grupe të mëdha nëse nuk ka nevojë”, ka thënë Latifi në Info Magazinë.

Ministri Latifi, bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se shumë shpejt do të imunizohet edhe me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.

“Të gjithë ata që shkojnë në vende ku ka shumë njerëz, le ta kenë kartën e vaksinimit, nëse nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, ata që nuk kanë marrë vaksinën e tretë, le ta marrin”, ka shtuar ai.

“Unë nuk e kam marrë ende vaksinën e katërt, por do ta marr shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër tash për tash pos vaksinimit dhe aplikimit të masave që janë në fuqi”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit