Mungesa e deputetëve, Hasani e demanton Haxhiun: Dispozita për leje s’vlen më, s’mund të detyrohen

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar sonte përmes një telefonate në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur lidhur me thirrjen që kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ua bëri deputetëve për të qenë të pranishëm.

Për pjesën e marrjes së lejes që ishte cituar nga Haxhiu, Hasani tha se një dispozitë e tillë nuk vlenë më.

Sipas tij, këtë e ka konfirmuar gjykata në aktgjykimin e fundit dhe siç tha, deputetët nuk mund të detyrohen.

“Është hequr ajo që e citonte zonja Haxhiu që thoshte përveç ata që janë me leje. Ajo dispozitë nuk vlen më dhe atë e ka konfirmuar edhe para një muaji gjykata në aktgjykimin e fundit në mënyrë të qartë ka treguar se deputetët, përfaqësuesit e popullit nuk mund të detyrohen”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit