Lajme

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë!

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2023

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur kritika ndaj opozitës, të cilët sipas tij, kanë “kompleksin e padijes”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka mundësi për zgjedhje në Kosovë, Limaj e krahasoi opozitën kosovare me atë në Shqipëri.

“Qysh ki me pas një vend ku një opozitë ka një komples të çuditshëm, ose e ka kompleksin e padijes. Unë s’e kuptoj. Qysh menoni ju në parlament të Kosovës me kan dikushi pa e ba betejën poliitke. Një opozitë e cila bën betejë politike ka për obligim për 50% të qytetarëve, të popullit opozitar dhe të Kosovës si shtet, me dal me dhënë shpjegimin. Me qit opozitën qeshtu, a e keni pa çka ka ndodh në Shqipëri?! Me këtë opozitë kështu bash kurrë. Bash kurrë (mundësi për zgjedhje)”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Kreu i Nismas tha se është detyrë edhe e opozitës të shpjegojë gjendjen ekonomike të qyteteve të Kosovës, e jo vetëm kryeministri Albin Kurti.

“Pse opozita nuk e merr obligim sikur Qeveria sikur që tha me dal me spjegu marrëveshjen. Me dal me spjegu gjendjen ekonomike në qytete të Kosovës. E ka obligim. Nuk e ka veq Albini. Nuk e du unë një opozitë që rreh e fërkon duart thotë shyqyr që po gabon Albini, e qysh don me u ndërtu ti veç në gabimet e tij?!”, tha Limaj.

“Hajt mi thuaj katër aktivitete të opozitës për dialogun jashtë parlamentit…hajde ma thuaj për zhvillimet ekonomike një aktivitet të opozitës”, pyeti tutje ai.