Muhaxheri hedh poshtë raportimet për dorëheqje: Vazhdoj të jem në LDK dhe në krye të degës në Pejë

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur poshtë raportimet dhe pretendimet se ai ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Muhaxheri ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke theksuar se vazhdon të mbetet pjesë e LDK-së dhe në funksionet e tij drejtuese brenda partisë.

“Unë jam në LDK, jam kryetar i degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse,” ka deklaruar ai për RTV Fontana.

Të ngjashme

Të fundit