Muharremi: Punëtorët e privatit pa bonus, zyrtarët publikë me pagë të 13-të

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me mënyrën e ndarjes së bonusit prej 100 eurosh, duke ngritur dilema për trajtimin e pabarabartë ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.

Përmes një postimi publik, Muharremi tha se punëtorët dhe shërbyesit e sektorit privat që kanë paga mbi 1,000 euro, sipas informacioneve që po qarkullojnë, nuk përfitojnë bonusin prej 100 eurosh.

“A po dëgjoj mirë apo jo, që punëtorët dhe shërbyesit e sektorit privat që e kanë pagën mbi 1000 euro, nuk u takon ‘bonusi 100 euro’?”, shkroi ai.

Sipas tij, situata bëhet edhe më kontradiktore kur krahasohet me sektorin publik.

“E atyre të sektorit publik, edhe pse e kanë pagën mbi 1,000 euro, me gjase, jo vetëm që u takon, por i morën edhe 1,000 euro shtesë me pagën e 13-të”, theksoi Muharremi.

Ai e cilësoi këtë qasje si të padrejtë dhe jo të barabartë për qytetarët.

“Kjo është barazi se jo mahi? Për dikë nanë, për dikë njerkë”, përfundoi analisti.

Të ngjashme

Të fundit