Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili Ahmeti e ftuar në emsionin “DPT Te Fidani” ka ndarë arsyet e hyrjes në garë zgjedhore me këtë parti politike.
Ismaili-Ahmeti tha se PDK është parti që përfaqëson politikisht grupe të ndryshme të shoqërisë në Kosovë, duke potencuar se ndanë vizionin dhe misionin e njëjtë për shtetin..
“Me grupet shoqërore që përfaqësohen politikisht në PDK kam punuar gjithnjë në jetën time. Me njerëzit e fshatit me njerëzit që dëgjohen më pak, me UÇK-në me familjet e tyre me dëshmorët, me gratë të cilat kanë pësuar gjatë luftës, burgosur politik, të mbijetuarat e dhunës seksuale, janë njerëz që janë njerëzit e Kosovës, janë populli im. Politikisht e organizuar dhe që përshtatet me ato që unë kam pasur për botëkuptim për shkollim, për kualifikim, por edhe për bashkëpunim gjatë gjithë kohës. Shumë vite kam punuar në organizata ndërkombëtare, i kam parë kush mundohet për shtetin, për institucionet, kush di të tejkalojë vetën. Kam parë edhe gabime dhe kam thënë kjo bënë kjo jo, këtu do të jem, këtu s’do jem. Por, kjo është PDK, e shoh që kam bashkëmendimtar e ndaj misionin, vizionin për Kosovën”, tha Besa Ismaili Ahmeti.
Tutje ajo tha se është pjesë e PDK-së që nga koha kur kjo parti ishte në opozitë, duke shtuar se ndjenë që trashëgimia e ndërtimit të institucioneve dhe përfaqësimit të mirë diplomatik të Kosovës duhet mbrojtur.
“Jam bashkëngjitur me PDK-në në opozitë, nuk kam qenë pjesë e pushteteve. Kam thënë këta njerëz kanë bërë shumë për vendin tim, për mua, për emrin tim jashtë, në kuptimin e njohjes së Kosovës, ambasadave, qendrave që ne kemi, obligimeve dhe natyrisht që unë kam obligim për ta mbrojtur këtë trashëgimi”, tha ajo.






