Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka publikuar matjet e tij për numrin e deputetëve.
Ai ka thënë se VV-ja maksimum mund të shkojë në 48 deputetë.
Postimi:
S’ka Shumicë!
Sipas të dhënave që tashmë i kemi në dispozicion dhe me një supozim që LVV fiton kulmin, 60%, nga diaspora, ky mund të jetë rezultati final i përqindjeve dhe ulëseve. LVV 48 ulëse, PDK 24, LDK 20, AAK-N 8 dhe Pakicat 20.
Në këtë skenar, LVV shkon në 48 ulëse në Kuvend, por as me 10 deputetë të pakicave joserbe dhe një serb nuk mjafton për të formuar qeverinë. Opozita, në skenarin maksimalist ku LVV fiton 60% të votave të diasporës, i ka bashkë 52 deputetë.
Ose partneritet dhe bashkëpunim, ose opozitë. Nëse vazhdon të aplikohet rregulli “O krejt, o asgjë”, atëherë për pushtetin kjo do të thotë rrugë drejt opozitës. Nëse partitë opozitare nuk bashkëpunojnë, mund të nënkuptoj zgjedhje të reja.
Albin Kurti duket se tashmë, me qasjen dhe strategjinë e tij, e ka humbur pozitën e kryeminsitrit të ardhshëm se asnjë parti opozitare nuk do të pranoj të bashkëqeverisë me të pa pasur pozitën e kryeministrit. E ai pa së paku njërën prej tyre, nuk duket se mund të themeloj qeveri