Muharremi kritikon deklaratat e Kurtit për 1 Maj: 200 milionë euro nuk ishin ndihmë për punëtorët, por për vota

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Albin Kurti për 1 Majin, duke e akuzuar Qeverinë se paketa prej 200 milionë eurosh për sektorin privat nuk kishte për qëllim mbështetjen e punëtorëve, por përfitime elektorale.

Sipas Muharremit, shpërndarja e mjeteve ka qenë e padrejtë, duke theksuar se rreth 65 milionë euro janë ndarë për qeverinë dhe administratën publike, ndërsa një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat kanë mbetur jashtë përfitimit, raporton lajmi.net

Ai ka kritikuar edhe politikat fiskale të Qeverisë, duke përmendur mos-heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, që sipas tij po rëndon drejtpërdrejt mbi punëtorët për shkak të rritjes së çmimeve.

Postimi i tij i plotë:

“Kurti për 1 Maj: Opozita bllokoi paketën prej 200 milionë eurosh të destinuar për sektorin privat, na çuan në zgjedhje”
Trego drejt, 200 milionë euro ishin paraparë për me jau ble votën punëtorëve, jo për me ju ndihmu. Sikur të kishe qenë i sinqertë, nuk kishe me i nda 65 milionë vetëm për qeverinë dhe administratën publike me i përjashtu nga përfitimi rreth ndoshta 300,000 punetorë! Nana e baba i mirë, nuk i ndanë fëmijët kurrë.
Po të kishte interesu punëtori e jeta e familjeve, ti së paku kishe me largu akcizën dhe TVSH-në nga nafta, si krejt rajoni, Europën dhe botën racionale. Kjo për shkak se pikërisht ata punëtorë po dëmtohen nga çmimet e larta. Ata kur shkojnë në punë, krejt paret në naftë po ju shkojnë. E pastaj nga cmimet e larta që po i shkakton inflacioni në treg dhe ekonomi.
Më së shumti punëtorët janë dëmt nga fakti që e keni stimulu inflacionin me e “rritë” buxhetin në vend se me luftu! Bash punëtorët janë goditë mës së shumti nga ky menaxhim në kuriz të punëtorëve e në përfitime të qeverisë.
Sot ata mezi ia dalin deri në fund të muajit, duke u mbështë në kredi bankare dhe overdrafte, saktësisht nga politikat e kqija në ekonomi, energji dhe inflacion.
Trego drejt, ty të interesojnë vetëm vota dhe taksa e punëtorit.. të tjerat

Të ngjashme

Të fundit