Futbollisti Muhamet Hyseni, ka vendosur që të ndryshojë klub.
23 vjeçari do të transferohet në ligën elitare në Danimarkë, tek ekipi Horsens.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv drejtori i sportit i Llapit Mentor Zhdrella.
“Po, ka pasur dy opsione, por më e përshtatshme ka qenë ajo e ekipit Horsens. Vlera është diku mbi 700 mijë euro”, tha Zhdrella.
Muhamet Hyseni, është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Superligës me 26 gola, duke lënë pas Drilon Hazrollajn e Malishevës me 25 gola.
Hyseni përpos me Llapin, më parë në Kosovë ka luajtur edhe për Ferronikelin dhe Malishevën