Ernest Muçi ka shkëlqyer në fitoren e Trabzonsporit ndaj Gaziantepsporit, duke qenë vendimtar me një gol dhe një asistim.
Futbollisti shqiptar kontribuoi drejtpërdrejt në suksesin 2:0 të skuadrës së tij, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka në ekipin turk.
Me këtë paraqitje, Muçi vazhdon të konfirmojë formën e mirë në fanellën e Trabzonsporit.
Ai ka relizuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste në këtë edicion.






