19.1 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

MPB-ja tregon detajet e aksidentit në Bllacë në të cilin humbi jetën një 17-vjeçar

- Advertisement -

MPB-ja ka konfirmuar se një person ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në Bllacë të Shkupit.

Në aksident janë përfshirë një autobus i NQP Shkup me numrin 81 dhe dy automjete me ç’rast njëri nga shoferët ka ikur nga vendngjarja.

“Dje rreth orës 09.30 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës Shuto Orizarë – Orizare e Epërme me rrugë që shërben për lidhje me rrugën me rr. “Aleksandar Urdarevski”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të autobusit të NQP-së, i drejtuar nga G.M (51) nga Shkupi, dhe automjetit të pasagjerëve “Ford Galaxy” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Bllacë në Shkup, dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf”, pas çka drejtuesi i kësaj veture është larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit “Ford Galaxy” dhe pasagjeri i tij i mitur nga Bllaca, lëndime të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën. Naumi i Ohrit” në Shkup, ku më vonë shoferi ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit