28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mozzik konfirmon se është në një lidhje dashurie? Publikon foton e partneres nga shtrati

- Advertisement -

Mozzik është një personazh publik që shpesh herë ka bërë lëmsh rrjetin, ku herë deklaron se është në lidhje dashurie dhe më pas konfirmon se është beqar.

Këngëtari po shijon disa pushime në Lapland në Finland dhe në postimet e shpeshta të bëra në Instagram, artisti nuk ka publikuar ndonjë fotografi për të zbuluar se nën shoqërinë e kujt po i kalon këto pushime.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur ka vendosur të ngacmojë ndjekësit e tij në profilin e Instagramit, duke pretenduar se është nën shoqërinë e një vajze.

Ai ka publikuar imazhin një vajze në krevat me një pamje të mrekullushme, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Natën e mirë botë”. Vetëm pak minuta më vonë, ky postim është fshirë nga Instastory i artistit.

Pavarësisht se në media qarkulloi lajmi se vajza në foto ishte e dashura e Mozzik, nga një kërkim i thjesht në internet figuron se kjo fotografi në fakt është thjesht fotoja ilustruese e një resorti në Finlandë.

Mesa duket qëllimi i artistit ka qënë të ngacmojë ndjekësit e tij dhe këtë ia ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kujtojmë që Mozzik ka qenë në një lidhje me artisten Loredana, me të cilën ka një vajzë. Pavarësisht se kjo e fundit po shijon një lidhje dashurie me futbollistin  Karim Adeyemit, Mozzik ende përflitet se i dedikon këngë ish-bashkëshortes së tij.

Reperi ka vetëm pak javë që ka publikuar këngën “Zani” dhe një pjesë e mirë e përdoruesve të rrjeteve sociale, dyshonin se kjo këngë i dedikohej Loredanës. Lidhur me këto pretendime, Mozzik u detyrua të bënte një postim në profilin e tij të Instagramit, ku shkroi:

“Njerëz të dashur. Unë disa suksese në muzikë, me këngë dashurie i kam bërë në karrierën time. Nuk do të thotë se secila këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparëshme. Unë e dua shkrimin për dashurinë edhe e di se secili ka dicka brenda vetes që nuk e shpreh“.

“Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë sikurse edhe unë. Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi. Unë jam artist i këtij zhanri dhe gjithmonë kam për t’i kënduar dashurisë, rrugës, njeriut. Ju dua. Shijoni këngën e re Zani”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit