Trajneri i Benfica, Jose Mourinho, po përmendet sërish si një kandidat potencial për t’u rikthyer te Real Madrid gjatë kësaj vere.
Sipas gazetës Diario AS, Mourinho aktualisht është i fokusuar në planifikimin e sezonit të ardhshëm me Benficën dhe u ka bërë të qartë lojtarëve të tij se synimi kryesor është fitimi i titullit në “Estadio da Luz”.
Megjithatë, në kontratën e Mourinhos ekziston një klauzolë që do t’i lejonte atij largimin pa pagesë drejt Real Madridit, e cila skadon rreth dhjetë ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit (afërsisht më 26 maj). Edhe nëse kjo datë kalon, çdo kompensim për Benficën do të ishte simbolik.
Sipas “AS”, Mourinho është i interesuar për një rikthim në Santiago Bernabeu dhe nëse Real Madridi do ta kërkonte, ai me shumë gjasa do ta pranonte ofertën.






