7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mourinho konfirmohet si trajner i ri i Fenerbahçes

- Advertisement -

Fenerbahçe ka konfirmuar emërimin të Jose Mourinhos si trajner i ri i klubit.

Mourinho ka qenë jashtë loje që kur u shkarkua nga Roma në mes të janarit, por tani ka vendosur ta bëjë Stambollin shtëpinë e tij të re.

Klubi postoi një klip të shkurtër të shtunën në mbrëmje, ku shfaqej 61-vjeçari duke ndarë emocionet e tij për këtë lëvizje.

“Shihemi nesër. Le të fillojmë udhëtimin tonë së bashku”, tha Mourinho.

Fenerbaçe shkarkoi ish-trajnerin İsmail Kartal pasi ai humbi me vështirësi titullin e Super Lig ndaj rivalëve të mëdhenj Galatasaray, pavarësisht se fitoi 99 pikë dhe humbi vetëm një ndeshje.

Klubi do të shpresojë që lëvizja e tyre e madhe të çojë në trofe dhe është një bast i mirë duke marrë parasysh reputacionin e merituar të Mourinhos si një fitues serial, shkruan Sportsmole.co, përcjell Klankosova.tv.

Ai ka fituar tituj të ligës në Angli, Portugali, Itali dhe Spanjë dhe gjithashtu ka fituar katër trofe evropianë – Ligën e Konferencës së Evropës 2022 me Romën, Ligën e Evropës 2017 me United dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve me Inter Milanin (2010) dhe Porton respektivisht ( 2004).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit