28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

- Advertisement -

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Jon Bon Jovi konfirmoi se djali i tij Jake dhe Millie Bobby Brown u martuan pak kohë më parë dhe dha detaje rreth dasmës. Legjenda e rock-ut ishte i ftuar në një emision të BBC-së dhe tha për dasmën e 22-vjeçarit Jake Bon Jovi dhe yllit 20-vjeçar të ‘Stranger Things’ se:

Ishte një dasmë shumë e vogël familjare dhe nusja ishte e bukur dhe Jake është i lumtur.

2. E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure të “Pardon My French” ka qenë Ori Nebijaj. Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na zbulon më shumë detaje rreth spektaklit pas mbylljes me sukses të këtij sezoni. E pyetur nga Arbri se nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar, Ori u përgjigj kështu:

Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në “Big Brother” të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht. E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e “Big Brother” për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, m’u duk shumë e ngarkuar dhe m’u duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë.

3. Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Megjithatë kohët e fundit po përflitet për një mardhënie të re të aktorit me një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”. Çiljeta Kormuzi është vajza e cila po perflitet të jetë në një romancë me aktorin e humorit. Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale. Ky ka qenë momenti që fansat kanë hedhur dyshimet se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Ama së fundmi Bes Kallaku i ka hedhur poshtë aludimet duke u shprehur:

Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel.

4. Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” nisi me një sherr mes Egla Cenos dhe Julian Dedës dhe gjithçka filloi për ‘mbathjet’. Me të mbaruar nata e parë e spektaklit të “BBV3”, aktori i njohur shkoi në dhomën e gjumit për të ndërruar rrobat. Ai hoqi pantallonat dhe doli vetëm me të brendshme. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Egla, e cila menjëherë filloi një debat të fortë me të. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, Juli ka sqaruar se si ka ndodhur ky debat.

Kjo skena është bërë para nja 6 vitesh. Këtë unë nuk e mbaja mend, e dija që ishte Egla te ne, por nuk mbaja mend skeçin. Në qoftë se e ka mbajtur mend Egla dhe e ka futur, nuk di ta them as këtë, por nuk e besoj. Debati i parë ka qenë për mbathjet shikoni t’ju tregoj se si u fut Egla në lojë që në sekondën 1. Unë kam një problem në jetën time, nuk i duroj dot kostumet dhe atë ditë jam futur te dhoma e rrëfimit atë natën e Prime, ndenja nja dy orë, pastaj filloi spektakli, nja 6 orë spektakël e kështu me radhë, hëngrën dhe darkën, u fikën dhe dritat e dhomës së gjumit dhe thashë po i heq dhe pa hequr xhaketën. Kam hequr pantallonat edhe dola me mbathjet e mia që m’i kishte dhënë gruaja, më kishte thënë vish këto se s’janë të grisura (qesh). Kam patur dhe një palë me yje e ia jepja Merit për të parë horoskopin dhe shikonte Virgjëreshën Meri aty.

5. Arnold Schwarzenegger ka ndarë një përbërës kyç të dietës që mund të ndihmojë në rikuperimin e muskujve përpara një stërvitjeje dhe ato janë qershitë. Ylli i “Terminator” citoi kërkime që vërtetojnë se fruti është i dobishëm për të ndihmuar nga dëmtimi i muskujve, dhimbja dhe inflamacioni. “Një rishikim i kohëve të fundit zbuloi se qershitë mund t’ju ndihmojnë ta merrni veten më shpejt nga stërvitjet tuaja më të vështira.”-tha aktori. Përveç forcës së muskulit, ai tha se qershitë mund të kenë një ndikim pozitiv në presionin e gjakut, lodhjen mendore dhe rraskapitjen./TAR/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit