E ardhmja e Eduardo Camavingas është sërish në qendër të vëmendjes.
Sipas mediave spanjolle, Jose Mourinho ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me mesfushorin francez, duke i bërë të qartë se nuk e sheh si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe se minutat e tij pritet të jenë të kufizuara.
Pavarësisht këtij qëndrimi, 23-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet, Camavinga dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacion, duke besuar se me paraqitjet e tij mund ta bindë Mourinhon të ndryshojë mendim.
Ndërkohë, situata e francezit po ndiqet me interes nga disa klube të mëdha evropiane, të cilat janë gati të veprojnë nëse ai vendos të largohet gjatë këtij afati kalimtar.






