Plagët e atyre që sot nuk janë e të tjerëve që mbijetuan, ia njeh shumë mirë. Infermierja Hidajete Krasniqi, misionin e saj e filloi qysh në 1997, e nuk u largua nga zona e luftës deri në mbarimin e saj.
Ani se inspirimin e mori kur pa për herë të parë uniformën e lavdisë, kujdesi për ata që e bartën nuk ishte fare i lehtë.
Por ditët që siç i quan kjo më të arta të jetës, pos kushteve të vështira shpesh shndërroheshin edhe në tmerr.
Hidajete Krasniqi nga Deçani, e cila në ditë lufte e paqe nuk la pa veshur mantelin e bardhë, për ata që sot jetojnë të lirë pati një kërkesë.






