Gjatë javës së ardhshme nga 10-14 gusht moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta, ku maksimalja do të jetë 36 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ditën më të nxehta gjatë javës do të jenë e marta dhe mërkura.
IHMK ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët për shkak të temperaturave të larta.
“Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve 10:00–16:00;Përdorimi i kremit mbrojtës ndaj rrezatimit UV;Mbajtja e kapelës;Përdorimi i syzeve me mbrojtje UV;Konsumimi i mjaftueshëm i ujit. Kujdes të shtuar duhet të kenë fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta”, thuhet nga instituti.
Poashtu është theksuar se parashikimet meteorologjike mund të pësojnë ndryshime gjatë kohës, veçanërisht në rast të zhvillimit të dukurive konvektive. Prandaj, rekomandohet që qytetarët të përcjellin njoftimet dhe përditësimet e radhës të IHMK-së.
Në sektorin e bujqësisë, kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave, por kërkesa për ujë do të mbetet e lartë për shkak të temperaturave dhe evapotranspirimit të shtuar.
Parashikimi i motit nga 10-14 gusht.
E hënë
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s, lokalisht me intensitet më të lartë.
E martë
Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–36°C.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
E mërkurë
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
E enjte
Do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara.
Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit.
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell, me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.






